I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon pafajësi në GJKKO: Lashë biznesin për ti shërbyer qytetarëve

21 Dhjetor 2023, 12:07| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 15:58

  • Share

Ish-kryebashkuaku i Bulqizës Lefter Alla kërkoi nga gjykata e posacme që ta shpallë të pafajshëm, një javë pasi SPAK kërkoi dënimin e tij me 3 vite e 6 muaj burg. Në seancën e të enjtes, Alla dhe avokatët mbrojtës paraqiten konkluzionet e mbrojtjes në gjykatë.

"Jam i pafajshëm jam zgjedhur me 67 % te votave nga populli i Bulqizes. I kam sherbyer me ndershmeri dhe perkushtim. Kam hequr dorë nga biznesi. Nuk pasur përvoja të tjera ne administratë. Lashë biznesesim tim per ti sherbyer popullit. Kam marre nga pjesa e familjes time per t`ia vene ne dispozicion popullit."

Në fund të fjalës së tij ai iu drejtua gjykates duke i thenë "Shiheni me kujdes kete pune". Alla nu ki kurseu akuzat për prokuroren për të cilën pretendoi se nuk e ka marrë ne pyetje duke mos i dhënë mundësinë të shpjegonte pozicionin e saj.

Në të njëjtën linjë ishte edhe nenkryetarja e Bashkisë Enkeleda Lleshi e cila tha se "nuk ka patur tagra më shume se të leshoje urdhëra si e deleguar e kryetarit”.

Ajo shtoi se nuk ka pasur dijeni se kush është kompania që po kryente punimet ndërsa sa i takon një përgjimi të prokurise me biznesmenin e perfshirë në tender, ajo tha se kishte folur per shkak të detyrave të tjera. Lefter Alla, u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.

Ai dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit ishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?