Nën akuzë për deklarim të rremë e falsifikim dokumentesh, anëtarja e KPK paraqitet në GJKKO! Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar (VIDEO)

25 Korrik 2022, 10:07| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 16:02

  • Share

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja e cila është marrë e pandehur për deklarim të rreme e falsifikim dokumentesh është paraqitur sot në GJKKO për seancën paraprake.

Gjykata ka pranuar kërkesën e saj për gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më datë 29 korrik, ku do të mbahet seanca përfundimtare e diskutimeve. SPAK kërkon gjykimin e saj për dy akuza, ndërsa Çiftja kërkon pushimin e çështjes për mungesë të veprës penale.

Pak javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK. Ndërkohë Çiftja vazhdon të ushtrojë funksionin e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?