Sali Berisha

Politikë

Nën akuzë për dosjen ‘Partizani’, Berisha niset sot drejt Gjermanisë, do marrë pjesë në Kongresin e CDU-së! SPAK i dha leje

31 Janar, 11:09| Përditesimi: 31 Janar, 11:13

  • Share

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK për aferën në dosjen “Partizani” dhe gjithashtu “non grata’ nga Britania e Madhe dhe SHBA-të, niset sot drejt Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së.

Kjo vizitë vjen pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare. 

“Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e selisë blu.

SPAK i ka dhënë leje Berishës për të kryer këtë vizitë dhe për të mos u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në datën e radhës, sipas vendimit të Apelit të GJKKO-së, për detyrim për paraqitje dy herë në muaj.

Për herë të parë, në zbatim të masës së sigurisë, Berisha shkoi në SPAK më 6 janar, ku mblodhi vetëm një grusht militantësh. Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025, nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?