Kadastra

Nën akuzë për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, Prokuroria e Durrësit çon në gjyq punonjësit e Kadastrës së Kavajës

16 Korrik, 15:43| Përditesimi: 16 Korrik, 16:30

  • Share

Durrës - Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim punonjësit e Kadastrës së Kavajës, përfshirë edhe ish drejtorin e këtij institucioni. Sipas hetimit, u ngritën dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se punonjësit e Kadastrës së Kavajës: hartografi, inxhinieri Dritan Kazazi, dhe regjistruesi Seit Cikalleshi, i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vërtetim pronësie të pasurisë nr.399, në vitin 2016.

'Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.483 të filluar në datën 21.10.2021, u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën Ing. Dritan  Kazazi. dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë S.C., i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.', njofton Prokuroria.

Regjistruesi Seit Cikalleshi akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka shkelur ligjin në ndryshimine vendit të pronës.

'Ky shtetas me detyrën e kryeregjistruesit ka regjistruar pronën duke shkelur Ligjin nr.33/2021 (ndryshuar me ligjin nr 9/2016, datë 11.02.2016 “Për regjistrimin e pasurive të palujtshme” neni 20, pika “C” neni 25 “Menyra e regjistrimit fillestar pika “b”neni 29, pika “1’, Rregulloren nr. 184/1999, “Menyra e rrregjistrimit fillestar”, Ligjin nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të perfituesve”, neni 3, “Kriteret për pajisjen me aktin marrjes së tokës në pronësi”.', vijon më tej Prokuroria.

Inxhinieri Dritan Kazazi ka falsifikuar dokumentat, megjithëse ka pasur detyrë të verifikojë pozicionimin e pronës, duke lëshuar një hartë e cila nuk përputhet me AMTP.

'Po kështu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Dritan Kazazi ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve pasi si person që ka pasur detyrë të verifikojë pozicionimin e pronës së fituar me AMTP, ai ka lëshuar një hartë e cila nuk përputhet me AMTP.

Nga verifikimi i kësaj harte, ky dokument nuk plotëson asnjë kriter minimal për t’u quajtur dokument zyrtar dhe nuk tregon asnjë pozicionim të pronës. Ky dokument është një skicë e komisionit të ndarjes së tokës në vitin 1991, por që nuk ka asnjë lidhje me pasurinë në fjalë. Po kështu ASHK Kavajë nuk ka dërguar planin e rilevimit.', përfundon njoftimi.   

                           

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?