Kronikë

Nën akuzë për fshehje pasurie, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj deputetit të PD Asllan Dogjani

23 Korrik, 10:47| Përditesimi: 23 Korrik, 11:45

  • Share

Rreth 8 muaj nga dërgimi fillestar për gjykim dhe pas kthimit dy herë për plotësim hetimesh, GJKKO ka vendosur këtë të mërkurë kalimin në gjyq të dosjes së deputetit demokrat Asllan Dogjani, me akuzën e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 

SPAK thotë se ka vërtetuar përmes hetimeve se në vitin 2010 Dogjani bleu një apartament 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash, ndërsa e deklaroi sikur ta kishte marrë në këmbim të konsulencave juridike si avokat.

Vetë Dogjani e cilësoi të padrejtë vendimin dhe të ndikuar politikisht, teksa mohoi të ketë shkelur ligjin.

Dogjani, i cili nuk ka mundur të marrë një tjetër mandat në zgjedhjet e 11 majit, nëse gjendet fajtor për veprën e akuzuar rrezikon dënimin nga gjobë deri në 3 vite burgim.

Duke folur për mediat, Dogjani sulmoi drejtësinë, duke thënë se është e kapur nga Edi Rama.

“Ajo çfarë duan shqiptarët është një sistem të drejtë, vetëm drejtësi. Dhe një arsye që largohen është se mungon drejtësia. Reforma në drejtësi që u bë në 2026 u bë për ta kontrolluar politika dhe konkretisht Edi Rama, dhe ky ka qenë qëllimi kryesor. Sot gjyqtarët janë nën presionin e organit të akuzës pasi reforma i ka lejuar organit të akuzës ta kontrollë gjyqtarin. “, tha ai.

Akuzoi gjithashtu edhe ndërtuesin, ndërsa duke komentuar faktin se çështja ndaj tij u shty dy herë për shtim hetimesh, ai tha se në të dyja rastet nuk ka pasur prova të reja.

“Në të gjitha bilancet deklaron zero. Në 2006 pretendon se ka marrë lekë nga unë, në 2007 nuk përputhet shuma me deklaratën, në 2008 zero dhe në 2009 zero. Unë kërkoj që deklaratat e TVSH-së, se ka një zë që shitjet përjashtuar, unë i mora në mënyrë informale ku deklaronte zero. Pra u provua se nuk ka marrë asnjë para prej meje. Këto janë prova që ne i kemi paraqitur. Deklarata e tatimit për vlerën e shtuar nuk na u dha nga tatimet megjithëse ishte me vendim gjykate. Sot për këtë shkak, gjykata e kaloi për gjykim. Pavarësisht kalimit në gjyq apo jo, unë nuk do të ndaloj për të denoncuar, se e vërteta do të dalë. Do ta ndjek me përparësi, është pafajësi e imja se këto janë provat. Një njeri që është në konflikt me gjithë pallatin, por nuk ka asnjë provë tjetër.”, tha ai.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lori: 23/07/2025 12:32

    O derr maloku i ndyrë hajdut dhe gjobvënës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?