Gjykata e Posaçme e Apeli kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shoi çdo shpresë për grupin e Erzen Breçanit. Bashkë me Besmir Muratin, Bujar Ajetin apo Gërmizi, Dedan Gjonin, Erzen Breçani do të qëndrojnë në burg.
Goditja e grupit erdhi pas komunikimeve të zbërthyera nga autoritetet franceze nga aplikacioni enkriptuar Sky ECC.
Sipas SPAK, është provuar se anëtarët e grupit kanë trafikuar 931 kg kokainë në katër episode, në Brazil, Holandë dhe Gjermani, por ka dyshime edhe për raste të tjera të trafikimit të drogës nga Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhër-arreste. Nga këto 5 u arrestuan; Erzen Breçani ish kryepolic në Tiranë, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestua Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.
Në detyrim paraqitje, u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës.
SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal, përfshi dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro.
Oficeri Dedan Gjoni akuzohet për sigurim kushtesh për vrasje, ndërsa Erzen Breçani për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Dedan Gjoni rezulton po ashtu ka rezultuar sërish i përfshirë një një tenative vrasje.
Erzen, je kriminel! E di vet cfare beje ne kohe te sales. Aty te kalbesh
Përgjigju