Kronikë

Nën akuzë për korrupsion e pastrim parash, shkon në 1 mln euro pasuria e sekuestruar nga SPAK për mjekun Edvin Prifti: Paraqiste fatura false për të mos paguar tatim

14 Maj 2021, 15:24| Përditesimi: 14 Maj 2021, 17:14

  • Share

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sërish sekuestro preventive mbi llogaritë bankare në emër të mjekut Edvin Prifti duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 Lekë dhe shumën prej 177.497 Euro ose në total mbi 73 milionë lekë. Më herët mjekut Edvin Prifti i është sekuestruar edhe 380 mijë euro, që iu gjet cash në zyrë dhe në shtëpi. Në total sekuestro e pasurisë nga SPAK ndaj mjekut Edvin prifti ka shkuar në 1 milionë euro.

SPAK akuzon mjekun Prifti për korrupsion pasiv dhe për pastrim parash përmes skemave fiktive që kishte ngritur përmes dy kompanive dhe përmes tyre bënte transaksione fiktive bankare,

Sipas SPAK, Edvin Prifti kishte ngritur një skemë e mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Gjithashtu nga verifikimi i llogarive bankare të mjekut apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se Prifti kryente depozitime Cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë. Sipas SPAK shumat e parave të depozituara në bankë Cash, nga Edvin Prifti në llogaritë personale apo edhe kompanitë fiktive të krijuara prej tij janë produkte të veprës penale. 

Nëpërmjet dy kompanive të tij person fizik mjek kardiolog dhe kompanisë Cardio – MH dyshohet se Prifti ka prerë fatura fiktive duke kaluar paratë në bankat e nivelit të dytë për shërbime apo punë të pakryera. Aktualisht edhe këto kompani janë në sitën e SPAK dhe pritet që ndaj Doktorrit të vendos gjykata e lartë nëse do e rikthejë apo jo në qeli, pasi prokurori Altin Dumani ka bërë rekurs për lirimin e doktorit nga qelia.

Aktualisht mjeku Prifti, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit, ndërsa ndaj tij qëndron vetëm masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit në spital. Ndërkohë pritet që shpejt ai të merret i pandehur për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mashtrimit me taksat.

Emri i Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

Ora 16:40
Mbushën BE me drogë, SPAK sekuestron pasuritë e Armando Doçaj, pjesë e grupit të Astrit Beqirajt për trafikun e kokainës në Danimarkë

Pas sekuestrimit të pasurisë  të mjekut Edvin Prifti, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurisë të Armando Docajt, i cili është pjesë e grupit të Astrit Beqirit të lidhur me trafikun e kokainës në Danimarkë.

Në zbatim të ligjit antimafia janë sekuestruar 2 apartamente në Tiranë me sipërfaqe 122.58 m2 dhe 116.83 m2 dhe një dyqan në Durrës me sipërfaqe 134 m2 në lagjen “Plazh dhe shumën prej 4.000 Euro (llogari bankare), në pronësi të Armando Docajt dhe familjarëve të tij.

SPAK akuzon Astrit Beiqrin dhe Astrit Docajn, për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që kanë operuar jo vetëm në territorin e Danimarkës, por dhe në Gjermani, Holandë, Suedi, Belgjikë, Shqipëri, etj.

Ky grup kriminal  të ardhurat “cash” i dërgonin në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete biznesi. Paratë silleshin nga Danimarka në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me autobusët e kompanisë  “ALBA TRANS” në Tetovë. Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin tek Astrit Beqiri në Shkodër, ku investoheshin në biznese, prona etj.

GJKKO ka vendosur më herët të sekuestrojë pasurinë e tij ku përfshihet pularia në Shkodër “RENS 2015”, 6 banesa në Velipojë, një motor tip “Yamaha”, 5 makina dhe 2 furgonë.

Si funksiononte grupi? Grupi i strukturuar kriminal funksiononte sipas një skeme të mirëpërcaktuar, ku paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin te Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t'i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të sekuestruara. Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zagar: 15/05/2021 10:05

    do ishte me simpatike te ..arrestohesh flliqesir

    Përgjigju
  • Profesori: 15/05/2021 00:24

    Prandaj u them nxenesve të mi , mos rri në shqiperi nuk paguhesh dhe në fund të harrojne… me 400€ rroge doktori dhe profesori nuk paguajne as dritat… në fakt Ky shtet u thote të rinjve mos u beni doktore , profesore apo inxhiniere e mesues se nuk do keni para , behuni trafikante ndryshe nuk ka … Kot pa lidhje pse në Europë marrin në Letoni. 4500€ muaj rroge dhe qeraja shtepise eshte 4-500€ muaj (1+1)? Nejse keto jane pune shtetit , investoni në infrastrukture se po na bien gomat rrugeve …

    Përgjigju
    • Kopenhagen: 15/05/2021 08:39

      Profesori i pulave, ku e pe rrogen 4500 euro ne Letoni ti? Po na ben qe te emigrojme per ne Letoni (jane edhe femra te lehta atje). Po te kishe shkruar ne ndonje vend me ne Perendim, edhe do genjehesha, por ne Letoni? Per gomat qe po te bien, e ke fjalen per gomat e opingave?

    • Ergys: 15/05/2021 08:34

      Ai doktori ishte ne Kanada dhe u kthye se ketu kishte mundesine per te bere para me thase duke shfrytezuar dhe perdorur mjetet dhe aparaturat e spitalit shteteror te blera me taksat tona.Pse nuk ndejti ne Kanada????Pse nuk hapi nje spital privat?????Dhe te kerkonte para sa ti donte qejfi???Komshija ime doktoresh e nderuar iku ne Gjermani per te ushtruar profesionin e mjekut sepse ketu nuk e perfytyronte veten dot ne llumin qe ka perfshire mjekesine shqiptare.Dhe atje ka ber nje karriere te madhe.Ka mundesi qe ti je nga ata profesorat qe u merr para studenteve ne provime.

    • petrit: 15/05/2021 08:27

      Qe paguhen pak dhe duhet te paguhen me mire, jam plotesisht dakord.Por ky njeri ka shfrytezuar punen ne shtet per te gjetur kliente per ne sallat e tija private.Pastaj, mbi te gjitha nese nuk je njeri i mire, kurre nuk mund te jesh mjek i mire.

  • Ajet: 15/05/2021 00:05

    Ku jane ata palo anal-iste qe e mbrojten publikisht?? Po ajo kirurgia e famshme e onkologjikut qe e mbrojti publikisht???? Mjek, berber, kirurg, profesor, saldayor te gjithe nje nene i ka bere. Po shkelen ligjjn burgun e kane pak. Ka studiuar me parate e taksave tona dhe te prinderve tane. Ka shfrytezuar infrastrukturen shteterore per tu pausuruar ne menyre te padrejte. Duhet drejtesi.

    Përgjigju
  • Tirona: 14/05/2021 22:19

    Ky duhet hetuar me thelle ,si doktor qe eshte mund te kete bere edhe trafikim organesh......

    Përgjigju
  • goni: 14/05/2021 19:25

    po te kete vullnet shteti ketij ka provon nje me nje te gjitha ....do e shogim a ka vullnet?

    Përgjigju
  • Lui: 14/05/2021 18:54

    Dhe hajt mos te te pelqeje Enveri pastaj. Se thone qe Enveri i ra ne qafe kulakeve. Ja kush jane keta, shushunjat e njerezimit. Dhe kulaket atehere u bene pasunar duke shfrytezuar sklleverisht te varfrit, duke mos paguar ose duke paguar shume pak taksa, duke e shitur mallin disafish me shtrenjte e duke perfituar e duke korruptuar punonjesit e shtetit. Pastaj erdhi Enveri dhe iu erdhi hakut. Kjo duhet tu sherbeje ketyre shtresave te pasura sot. Mos abuzoni me njerezit e varfer, sepse historia perseritet. Do i shkoje perseri laku ne fyt popullit dhe gjeni vend ku te futeni pastaj. Postulati i njerezimit duhet te jete: Puno aq sa te takon, dhe merr aq sa te takon. Nese punon aq sa te takon, atehere do kete pune per te gjithe, dhe nese merr ate qe te takon, do kete te mira materiale per te gjithe.

    Përgjigju
  • kleo: 14/05/2021 18:45

    Ky doktor kriminel dhe super hajdut duhet bere shembull sepse ne mjekesi vazhdojne keto fenomene dhe nje gje eshte e vertete qe ta marin lekun me forma te ndryshme....

    Përgjigju
  • vlonjati: 14/05/2021 17:28

    Ky sikur kishte spital privat.Te hante te pakten si miu e jo si ariu do ishte i nderuar

    Përgjigju
  • Në emër të Popullit: 14/05/2021 16:05

    Vareni prej koqesh legenin paska bërë pazare me jetën e fatkeqëve

    Përgjigju
    • Popull: 14/05/2021 18:02

      Pazar me spitalin e shtetit ku sherbimin e ke paguar se ne klinike private te beje cte doje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?