Nën akuzë për korrupsion, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-prokurorit Sali Hasa për lirim nga qelia

1 Mars 2022, 14:23| Përditesimi: 1 Mars 2022, 14:27

  • Share

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-prokurorit Sali Hasa për lirim nga qelia, i cili ishte arrestuar më herët nga SPAK për korrupsion. Kjo ka bërë që ish prokurori do të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa një muaj më parë SPAK mbylli hetimet dhe kaloi çështjen për gjykim. SPAK ka dërguar për gjykim edhe Markelian Alinanin, Julian Zerajn Qerim Ruçin, Napolon Hodajn, Emiljano Miranin dhe Elsona Papajn.  Dërgohet për gjykim edhe zyrtari i Klubit të Përmetit, Bledar Hajredini, , të cilët akuzohen si grup i strukturuar kriminal.

Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Komento

Komente

  • Brava: 01/03/2022 16:24

    Ky ka dhe baxhanakun ne gjykate te larte, apo i prishet biografia prandaj se ka ndihmuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?