Tirane- Prokuroria e Posaçme jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla. Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Edvin Kondili kërkoi dënimin me 1 vit burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkepunim. Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.
Sipas akuzës, Memolla ndërhynte pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e socialistëve, ku edhe rezultoi fitues.
Për bashkëtëpandehurit Ndriçim Tafxhafa dhe Isuf Toskun, SPAK kërkoi 1 vit burg, ndërsa për Blerim Xhamanin 2 vite burg
Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij. I pandehuri tjetër, Ndriçim Tafxhafa, sipas SPAK, i ka premtuar një shtetaseje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim, duke i kërkuar votën.
Seanca e rradhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për më 10 janar.
Çfarë ka ndodhur?
SPAK çoi dosjen në SPAK në 2 nëntor 2023. Procedimi penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio të një bisede telefonike në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, sipas të cilës pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave. Në bisedë telefonike me një grua, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit. E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë. Madje Memolla e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet mund të vepronin.
Edison Memolla nuk është i pari kandidat për pushtetin lokal që akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Më 5 mars 2024 u dënua me 2 vjet burg kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
Nuk edi po si ps si pd pa ber manovra si ky robi nuk marrin vota ne kete vend mjeran. Ndryshe do ishim koloni te ndonje vendi te industrializuar edhe ku e ku do ishim.
Përgjigju