Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri

Kronikë

Nën akuzë për korrupsion, nis gjyqi për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

29 Maj 2018, 11:00| Përditesimi: 29 Maj 2018, 13:53

  • Share

Ish-gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri, përundon në gjyq me akuzën e korrupsionit, ndërsa në seancën e parë ndaj tij kërkon gjykim të shkurtuar.

Së bashku me gjyqtarin i pandehur është dhe kushëriri i tij, Kujtim Miri, i cili nga hetimet e Prokurorisë rezulton se ka pasur rolin e sekserit në korrupsion me 30 mijë euro, për të cilin dyshohet gjyqtari.

Nëntorin e 2017-ës gjyqtari Miri u prangos, pasi dyshohej se duke lënë në fuqi një lirim për një shtetas të rrezikshëm mori 30 mijë euro.

Vetë gjyqtari i mohoi akuzat, por në banesë policia i gjeti dhe 34 milionë lekë, të cilat u sekuestruan dhe u bënë pjesë e hetimit për mosjustifikim pasurie e deklarim të rremë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?