Nën akuzë për shpërdorim detyre në 2 raste, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Vangjush Dakon

19 Korrik, 14:57| Përditesimi: 20 Korrik, 00:03

  • Share

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar.

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste, ndëra nëse i provohet fajësia, me gjykim të shkurtuar i zbret 1/3 e dënimit. Bashkë me Dakon kërkesa për gjykim të shkurtuar u miratua edhe për Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin e Adrian Bulkun. Ndërkohë për pjesën tjetër, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm.

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Dako u arrestua në 6 qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u lirua pas 9 muajsh paraburgim, konkretisht më 27 shkurt 2024 pasi skaduan afatet e paraburgimit dhe ndaj tij u caktua masa arrest shtëpie me mbikëqyrje policore 24 orë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?