Ish-Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro

I arrestuar për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros për masë më të butë sigurie

24 Shtator, 16:27| Përditesimi: 24 Shtator, 16:42

  • Share

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar 2 masa sigurie lidhur me abuzimin e bashkisë Himarë në njohjen e pronave në bregdet.

Hetimet për Goron përfunduan pak ditë më parë nga SPAK dhe dosja e tij ka shkuar për gjykim. Goro akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste dhe refuzim për deklarim e mosdeklarim të pasurisë. Së bashku me ish-zyrtarë të bashkisë Himarë, ata janë të lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mijë m2 e cila tashme ndodhet e sekuestruar me vendim te GJKKO. Paralelisht Prokuroria e Posaçme kreu edhe një hetim pasuror për ish kryebashkiakun e Himarës.

Goro u arrestua më 23 marsin e këtij viti dhe që në atë kohë mbahej në arrest në burg teksa ndaj tij vijonte hetimi prej SPAK.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Neco muko: 24/09/2024 21:14

    Po po patjeter Goro e ka fajin. Xhaxhka e shkreta nuk kishte fuqi per te rregjistruar pronen ne Kadaster e Vlores, Goro me e fuqishme se ajo.. Spak ketu ka deshtuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?