Spitali nga ku u arrtis shqiptari

Kronikë

Nën arrest për grabitje, arratiset nga spitali shqiptari në Greqi! Vuante nga pneumonia pas infektimit me COVID-19

21 Mars 2022, 11:41| Përditesimi: 21 Mars 2022, 11:42

  • Share

Një shqiptar është arratisur nga spitali i Rodos në Greqi teksa po trajtohej për pneumoni pas pasojave të rënda që i kishe lënë COVID-19. I riu me orgjinë shqiptare ishte nën masën e arrestit pasi akuzohej për disa grabitje.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, ai do të dilte përpara gjykatës të premten e javës së kaluar, por për shkak të problemeve të tij shëndetësore, ajo seancë u shty.

Mungesa e të arrestuarit është vënë mëngjesin e sotëm nga stafi i spitalit, ndërsa nuk janë bërë ende me dije rrethanat e ngjarjes.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?