Ish-zyrtarja e ministrisë së Financave, Alda Klosi i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Tiranës. Ajo kërkon ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Dhoma penale pritet të caktojë këtë të hënë një ekspert mjeko-ligjor që të përcaktojë nëse i rrezikohet shëndeti gjatë qëndrimit të saj në paraburgim. Klosi pretendon se ka rrezik për infarkt të miocardit.
Ndërkohë, këtë të hënë, gjatë procesit gjyqësor u bë me dije edhe ndryshimi i avokatit mbrojtës të Alda Klosit. Në vijim të prcesit ajo do të përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha, ndërsa deri më tani mbrohej nga Ilirjan Muho.
Në 20 shkurt gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Alda Klosit për masë më të lehtë sigurie pavarësisht pretendimeve të ish zyrtares, e cila deklaroi se duhej të kujdesej për dy fëmijët e mitur dhe nënën e sëmurë.
Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ. Një ditë më parë, policia vuri në sekuestro një garazh dhe një apartament në rrugën "Kongresi i Lushnjës" në Tiranë, në pronësi të ish-zyrtares Alda Klosi.
Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit. Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë.
Akatualisht ish zyrtarja e lartë e administrates Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë ”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Vetë Alda Klosi nëpërmjet avokatit të saj i ka mohuar akuzat ndërsa gjykata vendosi ta lërë në masën “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohe mbrojtja e Klosit i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të ndryshuar masën e sigurisë. Ish zyrtarja pasi ka qëndruar disa dite ne QSUT është transferuar për në paraburgimin 325 me kryeqytet ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve ne rast se apeli nuk vendos ti zbusë masën e sigurisë.
Mes per mes zemres dhe ne p!!!th te semes. Na keni rjepur!ne hale te shkosh!
Përgjigju