Festat private me muzikë të huaj gjatë regjimit monist në Shqipëri kanë qenë të ndaluara.
Në emër të diktaturës së proletariatit, u zhduken, liria e fjalës, liria e mendimit, liria e zgjedhjes, liria e besimit, e drejta e pronës private, e drejta për të jetuar në barazi dhe pa diskriminim si dhe e drejta për tu gjykuar nga një gjykatë e pavarur dhe e paanëshme.
Ishte koha kur nuk ishe dot i lirë të festoje sa të doje dhe të degjoje muzikën e lire dhe të mirë.
Mbrëmjen e djeshme të ftuarit në emisionin "Esencë" në Report Tv, Sier Pino Vaso, Ylljet Aliçka dhe Lajla Përnaska treguan momente të nostalgjisë personale mbi muzikën e mirë dhe dënimet pa e merituara për lirinë e "tepruar".
Komento