SPAK

Kronikë

Nën dyshim për korrupsion, SPAK hetim për parfumin 3.700 lekë të një prokuroreje në Elbasan! Pushon çështjen pas një viti

1 Prill, 10:58| Përditesimi: 1 Prill, 11:05

  • Share

Një parfum me vlerë 3.700 lekë, i lënë në zyrën e një prokuroreje në Elbasan, ka bërë që të nisë një hetim nga SPAK për korrupsion. Pas një viti hetimesh, ku u intervistuan disa persona, shqyrtuan telefonat e tyre, dhe analizuan pamjet e kamerave të sigurisë, SPAK ka arritur në përfundimin se nuk ka asnjë provë që të dëshmojë se bëhet fjalë për një rast korrupsioni.

Në përfundim të hetimeve, SPAK ka kërkuar që çështja të pushohej, kërkesë e cila është pranuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka vlerësuar se nuk kishte indicie që mund të mbështesnin akuzat për korrupsion.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një ngjarje më 4 dhjetor 2023, kur Arben Kotollaku, oficer i Policisë Gjyqësore të Elbasanit, ka hyrë në zyrën e prokurores Glenda Zeneli dhe i ka dhënë një parfum, duke thënë se ia ka dhënë një qytetar, Ismail Q., i cili ishte arrestuar dy muaj më parë për "drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt" dhe që ishte lënë në masën “Detyrim paraqitjeje” me kërkesë të saj.

Pavarësisht se prokurorja e ka refuzuar dhuratën, nuk ka mundur t’ia kthejë menjëherë oficerit. Ky moment është “kapur” nga kamerat e sigurisë. Prokurorja i ka kthyer më pas sendin oficerit, duke i dhënë gjithashtu edhe një vendim për refuzimin e dhuratës duke u bazuar në ligjin për konfliktin e interesit. Për këtë nisi një hetim për korrupsion, çështje e cila i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Oficeri ka deklaruar se parfumin ia ka dhënë për respekt, pa pasur qëllim për të ndikuar në ndonjë çështje hetimore. Nga ana tjetër, Ismail Q., qytetari i arrestuar, ka mohuar të ketë dhuruar parfumin për prokuroren. Pas një hetimi 1 vjeçar, Prokuroria ka arritur në përfundimin se nuk ka pasur asnjë qëllim për ndikim në çështjet hetimore.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 01/04/2025 17:57

    Po mirë mo shokëni po me këto merret Spaku? Turp e faqe zezë! Spaku nuk merret me vrasjet më të mëdha të bëra nga shteti si Gërdecin, 21 Janari, grushti i shtetit i shtatorit të 1998 etj, etj vrasje të tjera të bujshme si vrasjet e Shkodrës, të Tropojës etj. Si është e mundur që gjithë ajo trupë prokurorësh merret me çikërrima që në kohën e Enverit e bënte një polic i vetëm për një qytet të tërë. Zhgënjim i madh për Spapun që nuk justifikon fare rrogat e fryra dhe shpenzimet e shtetit për këtë strukturë.

    Përgjigju
  • Njdytre: 01/04/2025 15:27

    Ujku sali vjen verdalle e ju merreni me e lepiu se lepiu,e dni spaku ate barsaleten????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?