Tiranë- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi aksidentoi me makinë dy efektivë në tentativë për t’u arratisur.
Sipas burimeve bëhet me dije se blutë ishin informuar se i riu kishte lëndë narkotike në makinë.
Teksa ky i fundit ka parë që efektivët po shkonin drejt tij, 29-vjeçari i ka dhënë gaz makinës duke i përplasur.
Pas kontrolleve të kryera dhe pas sjelljeve agresive i riu rezultoi nën efektin e drogës, ndërsa lënda narkotike iu gjet në banesë jo në automjet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç. Ky shtetas me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Komente
