Kronikë

Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293

21 Korrik, 14:26| Përditesimi: 21 Korrik, 14:52

  • Share

Pasi e paralajmëroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka nisur zbatimi i procedimeve penale për shoferët që parkojnë automjetet dysh, duke u bërë pengesë për qarkullimin.

Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës njofton se dy persona janë vënë nën hetim për parkim dysh të automjetit. Ata janë F.B. 20 vjeç dhe D.D. 35 vjeç, pasi me parkimin e gabuar të automjeteve të tyre, kishin penguar lëvizjen e makinave.

Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i Kodit Penal, që ka të bëjë me veprën “pengim dhe ndalim i qarkullimit rrugor”.

Në një deklaratë më 10 Korrik, kryepolici Ilir Proda paralajmëroi gjithë drejtuesit e mjeteve se kushdo që parkon makinën dysh duke penguar qarkullimin, nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” administrative, por do të trajtohet si vepër penale bazuar në nenin 293, që parashikon dënim me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet

Njoftimi i Policisë Rrugore të Tiranës:

Vijojnë kontrollet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet. ??. Në këtë kuadër janë proceduar penalisht 2 shtetasit F. B., 20 vjeç dhe D. D., 35 vjeç, pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Dy automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës.

Gjithashtu, po kryhet monitorim intensiv i akseve rrugore, për të konstatuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës. ?‍♂️?️, si rrjedhojë:

⌛️Gjatë kësaj jave:

?45 automjete të bllokuara;

?25 shtetas të arrestuar/të proceduar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parkimet e gabuara ?? dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit, për të mos u kthyer në burim rreziku për veten dhe të tjerët. ⚠️?

Kontrollet intensive do të vijojnë çdo ditë dhe në çdo segment rrugor të Tiranës, me fokus të veçantë te parandalimi i sjelljeve që dëmtojnë sigurinë dhe rrjedhshmërinë e qarkullimit, si dhe te parkimet e gabuara që bllokojnë rrugët apo korsitë

Është aplikuar neni 293 i Kodit Penal "Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor" nga mjete të cilat parkohen dyshe në stacionet e autobuzve dhe korsite e dedikuara.Gjithashtu aplikohet edhe neni 156,157 i Kodit Rrugor.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?