Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ndryshime në disa komisariate në qarqe të ndryshme të vendit. Ndryshime janë bërë në Shkodër, komisariatin nr.2 në Tiranë, Devoll, Sarandë e Pogradec.
Në Komisariatin e Shkodrës është emëruar Idriz Daulle, duke zëvendësuar në këtë post Asllan Shytin. Ndërsa në Fushë-Krujë është vendosur shef komisariati Elton Shabani dhe ka zëvendësuar Loard Sallaku. Ky i fundit është emëruar në Komisariatin numër 2 në Tiranë.
Ndërkohë, në drejtimin e Komisariatit të Devollit është vendosur Kreshnik Alimadhi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Besim Palamanin, pasi u pezullua për shkak se është vënë nën hetim për shpërdorim detyre.
Oltion Agolli që ka drejtuar komisariatin e Pogradecit, zhvendoset me lëvizje paralele më Sarandë. Agolli ka zëvendësuar Klodian Kondin, ndërsa ky i fundit do të drejtojë komisariatin e Pogradecit.
Edhe Drejtoria e Vlorës ka pasur një ndryshim. Elton Alushi është emëruar zv.drejtor për hetimin e krimeve.
Asgjë e re nga fronti i gjobëvenësve! Vijon me mediokritet por që sjellin para!
Përgjigju