Gjykata e Posaçme vendosi vazhdimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra' për prefektin e Kukësit, Granit Gjana, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Ai u paraqit në gjykatë të enjten (7 dhjetor 2023) për njoftimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Pas seancës në gjykatë, Gjana mohoi akuzat.
.U dorëhoqa si Prefekt për t'u përballur me drejtësinë si qytetar. Nuk është favorizuar asnjë kompani” tha Granit Gjana pas seancës së GJKKO-së
Sipas prokurorisë, kallëzimi që u bë shkak për nisjen e hetimeve është dorëzuar në SPAK më 22 maj nga Florin Cungu administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.
Më 25 korrik 2023 ish-nënkryetari i Bashkisë Kukës, Grait Gjana, u pyet në SPAK dhe pretenduar se kërkesa e shoqërisë ishte mbajtur nga drejtori i taksave Përparim Guri, që i kishte ngatërruar pa dashje me disa shkresa të tjera. Por SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy procedurat e tenderit të karburantit.
Gjana ushtroi për disa muaj edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit. Ditën e djeshme (6 dhjetor) u bë publik vendimi i GJKKO për pezullimin e Granit Gjanës nga detyra si prefekt i Kukësit.
GJKKO konfirmon masën e sigurisë 'pezullim detyre' për Prefektin Granit Gjana
GJKKO konfirmoi sot masën e sigurisë 'pezullim detyre' për Prefektin Granit Gjana. Ai është në hetim për abuzim me tenderat gjatë kohës kur ishte zv.kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte detyrën e kryetarit pas shkarkimit të Safet Gjicit.
“U dorëhoqa si Prefekt për t'u përballur me drejtësinë si qytetar” tha Granit Gjana pas seancës
Ai akuzohet se ka kryer shkelje me tenderat e karburantit të bashkisë me vlerë 21 milionë lekë, duke mos lejuar një kompani të marrë pjesë në garë.
E turpshme për SPAK+GJKKO të RRAHUR NFA NON GRATA: 1.Dënohet K.Bashkiaku Kuçovës 17 vjeç se kaloi kufirin GREK të Qeverive Neofashiste 200 vjeçare..! 2.Dënohet Zv.M Rovena VODA për një ARK peshk që se mori kurrë..! 3.Dënohet Vangjush Dako për një leje pallati me vonesë.. ! 4.Dënohet KB F.Arrzit se bëri një rrugë me kërkesë të qytetarëve.. ! 5.Dënohet S.Tahiri se shëmbi drogën e LAZARARIT të ligjëruar nga S.Berisha..dhe më akuzë shpifje.. të ndryshuar.. 6.Dënohet KB Lushnjes për tender.. 7.S.Gjici u fut në burg për SEXS..por YLLI PANGO i Sb nuk u arrestua.. 8.Prefekti Kuksit dënohet se TENDERIN nuk ja dha mikut të Saliut..! -Jan mbi 12 të arrestuar nga PS dhe asnjë nga PD+PL 1.S.Berisha për 101 krime 1992-2023..!Kjo pasi Sb i ka TREDHUR që në 1992.Dhe drejtësia ka VDEKUR..! 2.L.Basha për mbi 10 krime..! 3.E.Saliani(babale) i dënuar nga shkalla e parë me 2 vite burg dhe është i lirë..! 4.Like META me mbi 11 dosje krimi..! 5.Për dosjen e KL.Partizani jan në dosje në favor të nongratës: IMAMI,RULI,Mediu,Bylykbashi,etj. 6.Fatmir Mediu si MMB me 26 të vrarë në Gërdeci.. ka 15 vite që i zvarritet gjyqi..se prapa tij është Saliu me miratimin e VKM..! 7.J.Malltezi me mbi 30 prona korruptive doli nga burgu nga gjyqtarja OLLDASHI me konflikt interesi.. -SPAK+GJKO kan vdekur përfundimisht për 90 % të popullit.. - Edhe SHBA+BE dështoi me drejtësinë e RE në Shqipëri,Pasi këtë ligj nuk e ka pranusr asnjë Shtet në BALLKAN..! -S.Berishën e shpalli NON GRATA AMERIKA dhe ja ka lën në DERË SHQIPËRISË PËR DESTABILIZIMIN E VËNDIT DUKE MBAJTUR SEHIR,NDAJ JAN SHTUAR ANTIAMERIKANËT NË SHQIPËRI..! -Sb është FATKEQSI KOMBËTARE( SHQIPËRI-KOSOVË) DHE RREZIKON PËR L3B NË SHQIPËRI,BALLKAN DHE MË GJËRË,SI AGJENT I SHUMFISHT 1970..BISTURIA..!
Përgjigju