TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka hequr dorë nga kërkesa që kishte paraqitur në GJKKO për heqjen e masës detyrim paraqitjeje për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Kryemadhi kishte depozituar pak ditë më parë kërkesën për heqjen e masës së sigurisë, por këtë të hënë, 7 prill, përmes avokatit ajo u tërhoq nga kjo kërkesë.
Ndërkohë, për shkak se Kryemadhi u tërhoq, gjyqtari Erjon Çela vendosi mospranimin e kërkesës, pasi kërkesa mbeti pa objekt.
Ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe hetim pasuror.
Komente

ne burg the para tribunalit keta familje hajdutesh , tani qe vodhen shqiptaret per 30 vjet po vene perpara popullit edhe kelyshet e tyre qe u rriten e u shkolluan nga qindra e mijra euro nga shqiptaret
Përgjigju