Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka njoftuar zyrtarisht Kolegjin e Posaccëm të Apelimit se ka marrë të pandehur anëtarin Ardian Hajdari. Tashmë sipas Kushtetutës dhe ligjit KPA duhet të marrë në shyrtim pezullimin e anëtarit të saj Hajdari.
4 ditë më parë SPAK mori të pandehur një tjetër anëtar të KPA, duke i komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.
I njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarin tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKO dhe më pas u shkarkua nga detyra. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit.
Tani në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kanë mbetur vetëm 5 anëtarë duke qenë se sipas ligjit Ardian Hajdari pezullohet menjëherë nga detyra, sepse është marrë i pandehur.
C'te them per kete Hajdarin e famshem qe nuk luajti as majen e gishtit jo per te favorizuar, por per te gjykuar drejt ne shkarkimin perfundimtar te gjyqtareve. Turp te kete por duhet te dije qe Karma is a bitch! Nuk i ka hyre asnje ankimi ne apel seriozisht, duke mare ne qafe familjet e gjyqtareve te ndershem. Radhen e kane te tjeret.
PërgjigjuPo po gjyqtaret e ndershem. Ku ka gjyqtaer te ndershem ne shqiperi? Mire jua ka bere atyre legenave dhe mire ja bene edhe ktij se edhe ky i korruptuar eshte.