Skuadra e Ballkanit

Nën hetim për trukimin e ndeshjes së Conference League? Reagon Ballkani: Prishje imazhi, pushtuam mediet evropiane

31 Mars, 18:49| Përditesimi: 31 Mars, 18:55

  • Share

Kampionët në fuqi të Kosovës në futboll, Ballkani ka reaguar pasi dje në medie qarkulloi lajmi se Prokuroria Themelore e Prishtinës po hetonte ekipin nga Theranda për "dyshim për kurdisje ose trukim" të ndeshjes së fazës së grupeve në Conference League, Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb.

Në lidhje me këtë situatë duket se kampionët kanë vendosur "pikat mbi i", duke thënë se i gjithë ky sulm bëhet për t'i prishur imazhin klubit.

"Jemi të indinjuar me atë se çfarë po tentohet të hidhet ndaj nesh, ndaj punës tonë shumë vjeçare, e cila në vete bartë sakrificën dhe mundin e të gjithë akterëve brenda klubit, që me djersë punuan pafundësisht, që të arrijmë nivelet ku e kemi ngritur futbollin tonë dhe atë shtetëror.

Po tentohet të hidhet pluhur ndaj një fitore të jashtëzakonshme e historike të arritur ndaj skuadrës së madhe, Dinamo Zagreb, ndeshje që pushtoi mediat evropiane e botërore për suksesin e madh të skuadrës sonë", shkruan klubi.

Më pas FC Ballkani bën me dije se janë të hapur për çdo hetim.

"Ftojmë të gjitha instancat e drejtësisë, Prokurorinë e Gjykatën, hetues e gazetarë, që të merren seriozisht me këtë çështje, duke sqaruar çdo detaj të mundshëm për opinionin publik. Dhe kur kjo të bëhet, të japin përgjegjësi të gjithë të involvuarit në këtë histori sepse ne nuk mund të lejojmë të përlyhet emri i klubit tonë, puna e djersa jonë", thuhet në reagim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?