Foto nga Vermoshi

Nën madhështinë e dëborës, pamjet pikoreske që të ofron Vermoshi (FOTO)

5 Dhjetor 2021, 09:19| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 09:28

  • Share

Ulja e temperaturave ka sjell edhe reshjet e dëborës në zonat malore, ku sigurisht nuk mund të mungonin në zonën e Vermoshit.

Të gjithë i kemi zili banorët e kësaj zone që pamjen e parë sapo hapin dritaren kanë madhështinë e bardhësisë. Kodra, male e pemë të mbuluara nga flokët e dëborës të falin një panoramë madhështore që të thërrasin ta vizitosh.

Pavarësisht se ndodhet në SHBA, kryeministri Edi Rama i ka ndarë foto nga Vermoshi piktoresk dhe magjia e dëborës që kjo zonë dhuron në këtë sezon.

“Mirëmëngjesi dhe me Vermoshin që dëborën e ka ‘si të shpisë’ , ju uroj një pushim të këndshëm në këtë të diel”, shkruan Rama.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?