Momenti kur 36-vjeçari tenton të korruptojë efektivin e policisë

Kronikë

Nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe të alkoolit, arrestohet 36-vjeçari në Durrës! Tentoi të korruptonte me 50 euro efektivin e policisë (EMRI+VIDEO)

21 Shtator, 12:57| Përditesimi: 21 Shtator, 13:03

  • Share

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike ndërsa tentoi të korruptonte dhe punonjësin e policisë.

Agim Mansaku, u ndalua nga policia për kontroll rutinë ndërsa në atë moment ai ka hedhur nga dritarja një cigare me kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

36-vjeçari ka tentuar të korruptojë efektivin e Policisë Rrugore me 50 euro për të mos kryer testin  alkoolit si dhe për të mos u shoqëruar në komisariat për lëndën narkotike që kishte konsumuar.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se Agim Mansaku po drejtonte automjetin në gjendje të dehur ndërsa u arrestua në flagrancë dhe për lëndën narkotike.

“Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie.

Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për mitëdhënie.

Drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike, dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë për të shmangur testin e alkoolit dhe kontrollin e automjetit, pasi kishte me vete lëndë narkotike, vihet në pranga 36-vjeçari.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, kanë ndaluar për t’u nënshtruar testit të alkoolit shtetasin A.M., i cili drejtonte automjetin tip BMË.

Drejtuesi i automjetit, në momentin e dhënies së shenjës së ndalimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, ka hedhur nga dritarja një cigare me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, shtetasi A.M. ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke u ofruar atyre shumën prej 50 eurosh, me qëllim që të shmangte testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në ambientet e policisë për lëndën narkotike.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve të kryera, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Durrësit.

K.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?