Sociale

Nën petkun e bardhë të dëborës, pamjet magjepsëse nga Alpet (VIDEO)

4 Tetor, 08:10| Përditesimi: 4 Tetor, 08:37

  • Share

Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato në çdo stinë të vitit.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje mahnitëse nga Alpet shqiptare të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës që ka rënë gjatë dy ditëve të fundit.

“Mirëmëngjes dhe nga madhështia e Alpeve Shqiptare, të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës, sjellë përmes “Wanderlust in Albania 2”, realizuar nga Bleron Caka, një nga fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të Foto & Video Reels, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë dhe jo vetëm.

Monumentet e shumta natyrore si kanioni i Shoshaj, i Valbonës, i Cemit, shpella e Dragobisë, e majës së Arapit, shpella e Rrathëve, shpella e Akullit, shpella e Haxhisë, shpella e Njerzëve të Lagur, burimi i Shoshaj, Valbonës, Okolit, Shtrazës, Kirit, Koprishtit, Vuklit etj ujëvara e Thethit, Grunasit, etj si dhe biomunumentet e shumta si ahishta e Gurra e Hasan Gashit, rrobulli në liqenin Ponarëve, bredhishta e Rragamit, pisha Flamur e qafës së Pejës, Habitati i Salamandrës, rrapi i Toplanës janë një tregues shumë domethënës për pasuritë e mëdha natyrore të kësaj zone në funksion të turizmit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?