Foto ilustruese

Bota

‘Nën pushtetin e variantit delta’, dilema për rihapjen e klubeve të natës në Evropë! Ringjallja e ekonomisë apo ‘fushëbeteja’ e re e COVID-19?

8 Tetor 2021, 11:00| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 11:02

  • Share

Teksa jemi duke përjetuar një valë të re të pandemisë, klubet e natës po shndërrohen në një “fushëbetejë” të re të COVID-19, pasi disa vende në Evropë kanë zgjedhur t’i hapin edhe përse rastet e infektimeve po rriten.

Koronavirusi po ringjallet sërish në Evropë pas shfaqjes së variantit delta, i cili përhapet me shpejtësi kryesisht në mesin e personave të pavaksinuar.

Në të njëjtën kohë, një numër vendesh evropiane vendosën të ringjallin ekonomitë e tyre të natës, duke lejuar që baret dhe klubet të rihapen për publikun përsëri, pas 16 muajsh, për shkak të “goditjes” që kanë pësuar pronarët e këtyre bizneseve.

Në Angli, të rinjtë “pushtojnë” klubet dhe baret e natës, pa maska dhe sigurisht siç pritej pa respektuar distancimin social.

Disa vende evropiane të tjera që vendosën të ringjallin ekonominë e “natës” janë Holanda dhe Spanja, por shumë shpejtë qeveritë e vendeve u penduar dhe i rimbyllën me qëllim  mbajtjen nën kontroll të situatës për sa i përket pandemisë.

Mendimi për pronarët e lokaleve dhe protestave të shumta, ishte ajo që ka bërë qeveritë të marrin vendimin për hapjen e klubeve të natës, por nga ana tjetër shfaqja e variantit delta, rritja e rasteve dhe viktimave me COVID-19, bëri që ata ta “tërheqin” mbrapsht vendimin për të mbrojtur popullatën.

Ekspertët mjekësorë janë tepër të shqetësuar lidhur me shkallën e infektimit të te rinjve dhe indiferencës së tyre ndaj vaksinës. Ndaj ata mbështesin faktin se rihapja e vendeve që mund të bëhet grumbullimi masiv i të rinjve do të ishte një gabim.

Varianti delta është bërë tepër shqetësues muajit e fundit për qytetarët. Në një kohë kur mendonim se po fitonim “luftën” me pandemisë u shfaq varianti ri i virusit që “gjunjëzoi” politikat e deri atëhershme.

Tashmë shumica e vendeve janë ndërgjegjësuar duke marrë sërish masa shtrënguese si dhe me intensifikimin e vaksinimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?