Armand Duka dhe Tifozat Kuq e Zi

Sport

Nën shënjestrën e Tifozave Kuq e Zi për 90 minuta, Armand Duka: Synojmë një vend në Botëror

25 Mars, 10:39| Përditesimi: 25 Mars, 10:47

  • Share

Fitorja kundër Andorrës në shtëpi ishte detyrim dhe Kombëtarja nuk zhgënjeu 17 mijë tifozët në "Arenën Kombëtare" duke fituar 3-0. Më shumë se tri pikët e ekipit vëmendjen e mori edhe konflikti mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Tifozave Kuq e Zi.

Këta të fundit për afro 70 minuta nuk i ndalën sulmet kundër kreut të Federatës, Armand Duka, lidhur me mungesën e biletave të dedikuara për sektorin e tyre.

Pas ndeshjes Armand Duka nuk e preku fare këtë temë, teksa foli për fitoren dhe ëndrrën e Kombëtares që kërkon për herë të parë një vend në Botëror.

"Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi te fitorja, me lojë bindëse! Ishte pikërisht ajo që na duhej ndaj Andorrës, ishte një detyrim për vetë faktin që duam të ëndërrojmë deri në fund për të synuar një vend në Botërorin 2026.

Janë tre pikët e para për skuadrën, që e përgëzoj për paraqitjen e bërë. Është vetëm fillimi, ka shumë rrugë përpara.

Të gjithë duhet të kemi besim te këta djem, janë të njëjtët që na kanë bërë krenarë deri më tani, që na kanë çuar në Europian, që kanë dhënë emocione, që na kanë dhënë mundësinë të ndjehemi krenarë kudo. Le të festojmë këtë fitore dhe të punojmë për të tjera në vazhdim", shkruan Duka.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?