Në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Kosovë, janë mbajtur homazhet për nder të Nexhmije Pagarushës bilbilit të këngës shqiptare, ndërsa trupi i pa jetë i këngëtares kosovare po përcillet për në banesën e fundit. Arkivoli do të parakalojë në sheshet kryesore të Prishtinës nën tingujt e muzikës së saj, aty ku qytetarët do të mund që t’i japin asaj lamtumirën e fundit. Të pranishëm në homazhet e mbajtura për nder të saj kanë qenë persoalitete të artit, kulturës dhe politikës.
Lajmi kryesor:
Sot ditë zie në Kosovë, i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës
//ReportTv.al