Nën tingujt e serenatës korçare, ‘Festa e Lakrorit’ mbledh dhjetëra turistë në Polenë: Duhet të vijnë të gjithë ta provojnë, fantastike

7 Gusht 2022, 10:50| Përditesimi: 7 Gusht 2022, 11:05

  • Share

Festa e Lakrorit me një prej gatimeve më të veçanta të zonës në Korçë është organizuar për të 14 vit duke ruajtur traditën për shijuesit e kulinarisë. Vitet e fundit kjo festë organizohet në fshatin Polenë me qëllim gjallërimin e jetës turistike në fshat.

Amvisat kanë demostruar përgatitjen e lakrorit para syve kureshtare të turistëve që kanë pritur të shijojnë lakrorin e sapopjekur në saç. Lakrori më dy petë i pjekur në saç, është një prej gatimeve më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj.

“Shumë mirë po kalojmë. Kjo është bërë traditë. Kemi ardhur nga Korça për të festuar këtu, vijmë çdo vit.

Unë jam nga Poleni. Shkëlqyer fare. Kam shumë vite që skam qenë, se rri jashtë, por është shkëlqyer. Të gjithë duhet të vijnë në Polen ta shikojnë.

Unë jam nga Korça dhe po kalojmë shumë bukur, një festë e mrekullueshme. Më pëlqen muzika, lakrori po e po”, shprehen pjesëmarrësit.

Në te gjitha pikat turistike të fshatrave të Korçës, ku përveç traditës se Lakrorit nuk munguan panairet me produkte bio të zonës.

"Unë quhem Lindita Gogolli. Kam gati 10 vjet që marr pjesë në festën e lakrorit, e bëj me kënaqësi këtë punë. Lakrorin e kam mësuar nga mamaja ime dhe pastaj kur jam martuar edhe nga vjehrra. Është i lehtë për tu konsumuar prandaj e pëlqejnë shumë se nuk ka yndyrë. Bëhet me vaj, edhe këta që janë me presh e me gjizë bëhen me gjalp. Këtë traditë e ka tërë fshati, ua përcjellim edhe fëmijëve. Unë kam tre çupa dhe ua kam mësuar edhe atyre që ta bëjnë.

Nga gjyshi, nga mamja, nga vjehrra. Lakrori me dy petë është shumë i kërkuar në përgjithësi. Viti i tretë që marr pjesë. Ato që vijnë nuse, që janë këtu e mësojnë", shprehen amvisat. 

Aktiviteti është shoqëruar me tingujt e serenatave korçare duke gjallëruar edhe më shumë atmosferën në fshat.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/08/2022 03:27

    Lakrore saci nuk kam provuar ndonjehere,por thuhet qe jane shume te mire.Te vetmin lakror te Korces qe me pelqen eshte ai me domate me qepe dhe se bashku me Perpeqin e Permetit jane te vetmit lakrore te gatuar me vaj qe me pelqejne,te gjithe te tjeret i preferoj me gjalpe,ose imitacion gjalpi(nuk e di ne se ka ne Shqiperi).Lakrorin me te keq te Korces,mendoj se eshte ai me fasule,e provova njehere dhe nuk me pelqeu,fasulet dhe lakrori kane te njejten ingredient-niseshtene!Me pelqejne lakroret me presh,me qumesht,o gjize,ata me mish,me gjize e veze,me gjize e koper,ata me qepe te njoma,me spinaq,nene,lepjete,me mish pule,Kolonja ka nje lakror qe e ben vetem me gjalpe,kam provuar dhe lakroret e bere me miell misri me mbushje te ndryshme,nuk kane te numeruar.Kam provuar dhe te embel,si ata me asude,me kungull,qumeshtori.Kam zbuluar se disa zona keto dy te fundit i hane te kripura.Por duhet theksuar qe Korca nuk eshte i vetmi vend qe ben lakrore,e gjithe Shqiperia ben lakrore dhe te gjithe kane fansat e tyre.Eshte ndoshta i vetmi gatim i pelqyer e i perdorur per te mire,a per te keq nga te gjitha shtresat e klasat,ne te gjitha koherat,sipas mundesise financiare dhe ekonomike.Asnjehere nuk ka zhgenjyer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?