Jeff dhe Jackie Bezos

Bota

Nëna e Jeff Bezos ndërron jetë në moshën 78-vjeçare! Prej 5 vitesh ishte në betejë me sëmundjen

15 Gusht, 14:08| Përditesimi: 15 Gusht, 14:12

  • Share

Jackie Bezos, nëna e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Që prej vitit 2020 ajo ishte në betejë me demencën Lewy body, një çrregullim që ndikon në mendimin, lëvizjen dhe sjelljen e individëve.

Në mesazhin e tij, Bezos theksoi se nënën e tij e rrethuan me dashuri deri në momentet e fundit, duke e përkujtuar atë si një grua që dhuronte gjithçka për familjen e saj.

“Ajo u bë nënë në moshën 17 vjeçare, dhe kjo sigurisht nuk ka qenë e lehtë, por ajo e bëri gjithçka të mundur,” shkroi ai.

Jackie Bezos, e cila ishte gjithashtu bashkëthemeluese e The Bezos Family Foundation, la pas bashkëshortin e saj Mike Bezos, tre fëmijët, 11 nipër e mbesa dhe një mbesë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 15/08/2025 14:53

    Qofte e xhenetit.prandaj u martu shpejt e shpejt ky se ngelte pa martu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?