Nëna e la në jetimore për të jetuar në Itali, u denoncua si e humbur nga tezja, vajza reagon pas 9 muajsh: Jam shumë mirë, më lini të qetë!

8 Qershor 2020, 18:11| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 21:21

  • Share

Ndërsa u denoncua nga tezja e saj si e humbur në ’Pa Gjurmë’, të premten e kaluar Rexhina Behaj vendos të thyejë heshtjen, 9 muaj pasi nderpreu çdo kontakt me familjen. 27-vjeçarja në një mesazh dërguar, në emisionin ’Pa Gjurmë’ sqaron se është zgjedhja e saj, duke mos dëshiruar të flasë me familjarët dhe duke pohuar se është mirë. Ajo kërkon që ta lënë të qetë, pasi nuk dëshiron të ketë kontakt me askënd. Pas publikimit të këtij mesazhi dërguar nga vetë 27-vjeçarja, tezja e saj gjatë një lidhje skype thotë se Rexhina nuk është mirë nga ana psikologjike.

"Ajo nuk është në gjendje të mirë. Ka kaluar një traumë dhe ka nevojë për psikolog", tha tezja

Ajo është rritur në fshatin SOS, që prej moshës 3-vjeçare, për shkak të kushteve jo të mira në familje, duke ushqyer një urrejtje për nënën e cila e la për të jetuar në Itali. Rexhina që në vitin 2012 jetonte tek shtëpia e tezes së saj në Tiranë bashkë me të vëllanë Arnoldin.

"Rexhina është trajtuar keq nga nje nënë me emrin Zana, në fshatin SOS. Kur ajo i merrte fëmijët në shtëpinë e saj në Kombinat, është parë teksa e tërhiqte zvarrë duke u dhunuar Rexhinën. Më pas Rexhina dhe i vëllai kaluan tek shtëpia e rinisë. Nga 2012 rrinin tek shtëpia gjyshes. Zihej me të vëllanë dhe komshinjtë ankoheshin, se Rexhina bërtiste. Mendoj se kur e kam parë herën e fundit kishte nevojë për psikologe", rrëfen tezja.

Po si përfunduan dy fëmijët në fshatin SOS dhe pse kjo urretje e madhe për nënën, nga 27-vjeçarja?

"Nuk e di pse kishte kaq urrejtje me nënën. Ajo vinte e takonte këtu në Shqipëri. Prindërit iu divorcuan. Kanë qenë shumë të vegjël mbesa dhe nipi kur motra me burrin e saj ikën në Itali. Në mbajtëm fëmijët dhe më pas i dërguam më fshatin SOS, se nuk kishim mundësi t’i mbanim. Rexhina ishte 3 vjeçe dhe i vëllai i saj 2 vjeç. Prindërit u ndanë në Itali dhe nëna e tyre sot është martuar me një shtetas italian,18 vite që jeton atje dhe ka edhe një fëmijë tjetër. Nuk mundi dot t’i merrte atje ndaj Rexhina dhe i vëllai Arnoldi qëndruan këtu. Nënë e bij urrejnë njëra-tjetrën. Rexhina ka kaluar traumë. Ne nuk e dimë çfarë ka kaluar Rexhina në jetën e saj. Ajo nuk fliste", rrëfen tezja.

Rasti u denoncua gjatë transmetimit live në emisionin ‘Pa Gjurmë’, të premten e kaluar, ku tezja bëri apel për ndihmë për zhdukjen e mbesës së saj Rexhina Behaj 27 vjeçare. 3 ditë pasi u publikuan fotot e saj Rexhina vendos të reagojë, duke dërguar edhe foton e saj më të fundit në redaksinë e emisionit, për të treguar që është ajo që nuk dëshiron të flasë me familjarët, që ditën kur u largua nga banesa, në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, në fillim të muajit tetor të vitit 2019.

VIDEO/Emisioni i plotë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?