Disa ditë më parë Redaksia e emisionit “Pa Gjurmë” vendosi në fokus historinë e trishtë të familjes Hidaj. Një nëne të braktisur nga bashkëshorti për shkak të sëmundjes dhe pa mundësisë për të punuar, e gjendur e vetme përballë sfidave ekonomike por edhe shëndetësore të fëmijëve të saj, bëri apel për ndihmë në emisionin “Pa gjurmë”. Nevoja urgjente e saj ishte ndërhyrja kirurgjikale për djalin 2 vjeçar, i cili rrezikonte seriozisht jetën. Disa ditë pas publikimit të historisë, reaguan shumë emigrant shqiptarë duke i ardhur në ndihmë 40-vjeçares dhe siguruar operacionin në spital, disa ndihma ushqimore si dhe një shumë të konsiderueshme parash. Së bashku me stafin e emisionit, prezent gjatë dërgimit të ndihmave ishte edhe një nga pjesëtarët e familjes që kontribuoi, i cili ndër të tjera u shpreh:
“Sapo e pamë rastin te televizioni juaj, vendosëm me familjen t’i vijmë në ndihmë si fillim me disa ushqime por gjithashtu marrim përsipër edhe operacionin e djalit, përfshirë edhe zarfin me një shumë të ardhurash që të mund t’i përdorin për çfarë të kenë nevojë”-përfundoi ai.
Ndërsa Fëllënxa falenderoi kontribuesit duke theksuar se "e falenderoj shumë për ndihmën nga zemra, nuk kam fjalë për të, se vetë jam sëmur por kam edhe fëmijët. Djali nuk është mirë, acarohet shumë dhe qan, nuk kam çfarë t’i bëj, ai vetëm më shikon në sy dhe qan. I uroj gjithë të mirat atij që më ndihmoi me dy fëmijët e vegjël,”-shtoi nëna me lot në sy.