Nëna lehonë kthehet pranë të birit, rrëfen ditët në burg teksa tund djepin: S'e përballoja dot, kam qarë ditë e natë! Policët më thanë s'duam t'ia dimë që sapo ke lindur

18 Mars 2023, 11:04| Përditesimi: 18 Mars 2023, 11:24

  • Share

Është kthyer pranë foshnjes, dhe tashmë djepin e tund dora e nënës. Diana Bahçja është akoma e mpirë nga tronditja e arrestimit dhe shkëputjes nga fëmija vetëm 8 ditë pasi kishte lindur. Ajo tregon se në qelite e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga gratë e tjera.

“Për mua ishte shumë e vështirë të qëndroja larg fëmijës. Nuk e përballoja dot. Mëzor kam qëndruar atje, duke qarë ditë e natë. Djalin e gjeta mirë, ishte kujdesur burri e vjehrra. Në burg kam qëndruar vetëm. Nuk jam bashkuar me gratë e tjera. Ditët në burg kanë qenë shumë të vështira.”

Nëna lehonë rrëfen se ndonëse edhe në Drejtorinë e policisë Shkodër edhe në kryeqytet kishte thënë që sapo kishte lindur askush nuk ka marrë parasysh këtë fakt, duke treguar moskokëçarje.

“Në qeli kisha dhimbja trupi. Infermieret u kujdesën për mua. Më thonin je e dënuar 1 muaj e 10 ditë, ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë. I thashë që sapo kam lindur, ata thanë ‘nuk duam t’ia dimë. Thjesht je e dënuar. Do vijnë policia e Tiranës të të marrë’. Qëndrova në Shkodër 3-4 orë, pastaj erdhi policia e Tiranës të më marrë. Policia e Tiranës s’ka folur fare. Në burg s’thanë asgjë, thjesht heshtën. Unë nuk kam qenë në dijeni as për gjobën apo dënimin, thjesht kanë ardhur në shtëpi të më marrin.”

Tashme ka një falenderim për gjithë ata qytetarë që janë solidarizuar me rastin e saj. Kjo histori e rëndë që i preku të gjithë tashmë ka një fund të lumtur, nëna u rikthye në familje pas angazhimit te mediave, shoqërise civile por edhe pasi çështja mori vëmendje edhe në politikë, ndërsa të gjithë njëzëri ishin kundër burgosjes së saj.

Diana Bahçja ishte dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por tha se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati u dënua nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi u ekzekutua nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e kishte firmosur dhe e dënuara thuhej se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi vendosi zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme u lirua nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën. 

Komento

Komente

  • ollga: 19/03/2023 19:44

    mos u merzit moj nuse,,,,keto police te poshter e pesofshin si mos me keq ne familjet e tyre ,,,ne ka zot,,,mallkuar qofshin,,,ne femijet e tyre,,,nuk kapin trafikantet e droges ,,dhe qeveritaret qe vjedhin parate tona,,por merren me popullin e ndershem...

    Përgjigju
  • Ça jane keto gjoba tmerr dhe keto futje ne burg.: 18/03/2023 14:07

    Ne BE as te gjobisin e as te futin ne burg kur nuk e do fenijen ta mbash. Shteti e merr femijen nen kujdestarine e tij dhe aty mbaron historia. Nuk po themi qe ne rastin e e zonjes ne fjale paska qene ndryshe, qe ia kane ndaluar qe ta takoje fenijen e pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?