Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës së PD, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore

8 Tetor, 15:02| Përditesimi: 8 Tetor, 17:04

  • Share

Një grua shtatzënë e ka kryer dje procesin e lindjes në automjet. Ajo ishte nisur drejt maternitetit, por për shkak të trafikut të krijuar nga protesta e PD, ka lindur në makinë, ndërsa mjeti devijoi rrugën për në spitalin e Traumës. Eliona Demaliaj drejtoresha e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ tregon për Report Tv gjendjen shëndetësore të nënës dhe vajzës së porsalindur.

Ajo thotë se vajza dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa flet edhe rrezikun e lindjeve në kushte jospitalore.

“Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë, është stabël. Po merr mjekimet e nevojshme, por janë në gjendje të mirë.

Lindja duhet të kryhet në kushtet spitalore, rreziku është i madh i lindjes në kushte jospitalore, duke pasur parasysh rrezikun te fëmija të mos marrjes frymë apo hemorragjia tek nënat”, tha Demaliaj.

Po ashtu drejtoresha e maternitetit Mbretëresha Gerladinë thotë se kishin dërguar ekipin me mjekë tek Trauma dhe nënës iu dha ndihma në kohë rekord.

Asistenca e mjekëve, si mjekëve te Trauma ashtu edhe e mjekëve të maternitetit Geraldinë, ishte në kohë rekord. Nënës dhe fëmijës ju dha ndihma në kohë rekord nga të dyja ekipet. Në dërguam ekipet te spitali i Traumës, sistemi i shëndetësor i dha ndihmën e duhur në momentin e duhur dhe për fat të mirë gjendja e nënës dhe fëmijës është stabël.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rika: 10/10/2024 10:06

    Un them t'ja vejn emrin Gazmend

    Përgjigju
  • o sa turp: 08/10/2024 15:38

    o sa turp e faqja e zeze sa poshte keni rene ne kuota. tmerr e faqja e zeze o shtet i degraduar

    Përgjigju
    • WTF: 08/10/2024 15:51

      I shkreti ti!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?