Foto ilustruese

EMRI/ Nëna në Cërrik kërkon djalin 25-vjeçar, ka 7 muaj që nuk e gjen! I riu jetonte dhe punonte në Tiranë

22 Gusht 2023, 11:18| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 11:59

  • Share

Një nënë 54-vjeçare ka bërë ditën e djeshme një kallëzim në polici, për humbjen e djalit të saj, i cili rezulton i zhdukur  që prej datës 28 janar të këtij viti.

Serxhian Elezi, prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Tiranë ka humbur kontaktet me familjen, pa lënë gjurmë.

“Ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, ka bërë kallëzim shtetasja S. E., 54 vjeçe, banuese në Cerrik, se që prej datës 28.01.2023, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin Serxhian Elezi , 25 vjeç, i cili prej 2 vjetësh jetonte dhe punonte në Tiranë. Vijon puna për gjetjen e shtetasit S. E”, njofton policia.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?