Pas grupit të parë të italianëve që u larguan ditën e djeshme nga Rripi i Gazës, mëngjesin e sotëm një vajzë italine 6-vjeçare dhe nëna e saj palestineze kaluan në pikën kufitare Rafah.
Tashmë të dyja janë në Egjipt, të ndihmuar nga stafi i Ambasadës Italiane në Kajro për kthimin e tyre të mëvonshëm në Itali. Këtë e ka bërë të ditur Farnesina përmes një shënimi.
“Jam veçanërisht i lumtur për përfundimin pozitiv të rastit të kësaj vajze të vogël, e cila nesër do të mbushë 6-vjeç, dhe nënës së saj", tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite: Kemi rrethuar qytetin e Gazës, eliminuan 130 militantë! OKB: Sulmohen katër shkolla të kthyera në strehimore, të paktën 20 të vrarë
S.S/ReportTv.al