Nëna përjeton tmerrin në Brazil, djali një vjeçar mbeti në ashensor dhe zbriti 17 kate më poshtë (VIDEO)

24 Dhjetor 2021, 10:23| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 10:37

  • Share

Nëna e dy fëmijëve në Brazil, ka përjetuar momente ankthi, pasi djali i saj një vjeçar hyri në ashensorin e një ndërtesë ku banon dhe zbriti 17 kate më poshtë.

Vogëlushi Gael Cavalcanti kaloi pak më shumë se një minutë në ashensor gjatë aventurës së tij të madhe.

Gjithçka ndodhi teksa luante me vëllain e tij trevjeçar, Domin. Domi donte të merrte ashensorin për të atin, Pedro, i cili kishte ardhur në shtëpi për drekë. Duke dashur të ndihmojë babain, ai vrapoi në holl për të hapur dyert.

Ai shtypi butonat dhe u largua, derisa vëllain e la brenda ashensorit. Për fat të mirë, ngjarja përfundoi pa asnjë incident.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?