Momenti kur grekët ndalohen nga policia

Nëna shqiptare hyri në tualet, miqtë grekë i rrëmbejnë foshnjen dhe largohen me shpejtësi: Do e shisnim për 50 mijë euro

10 Gusht 2022, 22:21| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 22:28

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia greke pasi rrëmbyen një foshnje nga nëna shqiptare dhe do ta shisnin për 50 mijë euro. Një police së bashku me kolegun e saj ia dolën që të merrnin foshnjën nga duart e grekëve dhe të parandalonin shitjen e djalit të vogël.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Spyrou Patsi në Votaniko, ku dy burrat shkuan të vizitonin nënën 31-vjeçare me origjinë nga Shqipëria. Ata ishin miq të saj dhe sapo hyri në tualet, morën foshnjën me taksi dhe e çuan në një stacion metroje në Aegaleo. Aty do të zhvillonin takim me një grua, e cila kur ka parë policët është zhdukur.

“Fëmijën po e mbante me kokën poshtë. I pyetëm nëse ishte e tyre, na thanë jo”, tha punonjësi i policisë bashkiake. Pasi u shoqëruan në polici, kanë rrëfyer motivin e aktit të tyre.

“Fëmijën ia kemi marrë nënës me qëllim që ta shesim për 50 mijë euro”, tha një i pandehur. Por më pas ata ndryshuan rrëfimin dhe thanë se nuk donin ta shisnin foshnjën por thjesht ta bënin shëtitje. Pak orë pas arrestimit të tyre, nëna e foshnjës është thirrur nga policia dhe ka shkuar në komisariat duke thënë se ia morën kur ishte në tualet.

“Nuk e kam dhënë. E kanë marrë vetë. Të dy janë miqtë e mi dhe ishin në shtëpinë time kur hyra në tualet. Kur dola nga banja mendova se foshnja po flinte. I akuzuari më thirri nga policia dhe më tha të shkoja në polici”, tha nëna. 

Një person kyç në rastin e rrëmbimit të foshnjës dyshohet të jetë edhe babai i tij që jeton në një qytet tjetër. Sipas informacioneve të Star, policia do të hetojë edhe mundësinë që dy të rinjtë me origjinë greke, 30 dhe 33 vjeç, i përkasin një rrjeti të trafikut të foshnjave, ndonëse është i cuditshëm rrëfimi i tyre i parë që do ta shisnin për 50 mijë euro.

Komento

Komente

  • Lol: 11/08/2022 08:35

    Ajo e ka shit mos i besoni

    Përgjigju
    • Bim: 11/08/2022 09:12

      Bushtra e ka shitur,e pa imagjinushme te te grabisin femijen ne shtepi njerez te njohur qe kane ardhur per vizite

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?