Kjo është një banesë në një vendndodhje aspak të zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar, në një rrethrrotullim. Një nënë e re, e cila banon në këtë shtëpi ka folur për “Daily Mail" rreth frikës për vajzën e saj katërvjeçare, e cila i duhet të qëndrojë e ‘e bllokuar’ në banesë për një kohë të gjatë.
Chelsea Griffiths, 22 vjeç, duhet të 'arratiset' në kohë specifike për të shmangur trafikun e rënduar që rrethon banesën e tyre që ndodhet në fshatin Penywaun, të jug të Uellsit. 22-vjeçarja tha se i di momentet e ngarkuara të ditës kur autobusët janë në rrethrrotullim.
"Unë i di momentet e ngarkuara të ditës kur autobusët janë në rrethrrotullim, kjo është më e rrezikshmja. Kështu që unë kam përpunuar kohët për të ardhur dhe për të shkuar sa më të sigurt që të jetë e mundur, përndryshe jemi të bllokuar”, tha 22-vjeçarja, e cila është dhe shtatzënë në muajin e 8-të.
Griffiths thotë se dëshiron të largohet nga ndërtesa e banimit sapo djali i saj të lindë muajin e ardhshëm.
Ajo duhet të kalojë rrugën të paktën dy herë në ditë kur merr vajzën Osha në shkollë dhe kthehet në shkollë.
"Është një rrezik sa herë që e bëjmë këtë, më është dashur ta kap nga palltoja dhe ta tërheq përsëri në bar disa herë. Janë autobusët që janë më të këqijtë, por unë e di se në çfarë ore arrijnë këtu, në mënyrë që t'i shmangim.
Nuk është kënaqësi të jetosh këtu. Unë jam e dëshpëruar për të lëvizur.”, tha ajo.
Griffiths, e cila punon si roje sigurie, ka jetuar në apartament për dy vjet me vajzën e saj Osha dhe kafshët e tyre shtëpiake, një kotele e quajtur Ginge dhe një lepur, i quajtur gjithashtu Osha.