Është spekuluar shumë sa i përket ngjarjeve që rrodhën pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
Madje është thënë se fytyra dhe trupi i tij është dëmtuar në forma të ndryshme edhe pas vrasjes.
Por këto pretendime janë hedhur poshtë që në ditën e parë kur në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka nisur t’i bëhet autopsia e 39 vjeçarit.
Që në fillim është konstatuar se nuk ka dëmtim të trupit të Hajrizit përjashto dëmtimin që vjen natyrshëm 3 jave pas vdekjes.
Mediat kosovare duke ju referuar burimeve të afërta për procesin e autopsisë, bëjnë me dije se Fatoni është qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup.
Në këtë rast është hedhur poshtë edhe ideja që i ndjeri ka bërë vetëvrasje.
Burimet kanë treguar se tepër emocionues ka qenë momenti kur nëna është afruar të trupi i Fatonit.
“E puthi në ballë, bisedoi me të, por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim.
Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të ultë të Skenderajt në orën 14:00.