Ekonomi

Nëndeklarimi i pagave e puna në të zezë godasin pensionet, rreth 317 mijë pensionistë nuk e marrin të plotë! Mesatari vjet u rrit me vetëm 42 lekë në ditë

28 Qershor, 20:53| Përditesimi: 28 Qershor, 21:45

  • Share

Rreth 29 mijë pensione të reja u lidhën gjatë vitit të kaluar. Sipas shifrave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore vlera mesatare për këto kontrata të reja ishte 17 mijë lekë, me rritje prej 1.453 lekë krahasuar me pensionet e reja të lidhura në 2023-shin. Praktikisht pensionistët e rinjë kanë marrë vetëm 48 lekë në ditë më shumë se ata të vitit 2023.

Puna në të zezë, e paregjistruar në organet tatimore dhe pa kontribute te derdhura, e fenomeni tjetër i dekadës së fundit ai i fshehjes së pagës reale po godasin moshën e tretë. Rezultati i këtyre abuzimeve, është pensione të ulta dhe pjesa dërrmuese të pjesshme.

Bazuar në këtë raport vjetor të ISSH, pensionet e reja po dalin sa 42% e pagës minimale që ka vendi që është 40 mijë lekë. Norma e zëvendësimit të pagës mesatare me pensionin është edhe më e rëndë, pasi pensionet e reja janë vetëm sa 20.7% e pagës mesatare që ka vendi prej 82,210 lekë.

Logjikisht pensionet e reja duhet të dalin më të larta, për shkak të rritjes së shpejtë të pagave në dekadën e fundit dhe detyrimit për t’i deklaruar të plota në bankë, e që duhet të sillte formalizim e pagesë të drejtë të kontributeve nga punëdhënësi, por në fakt nuk është dhënë efekti i pritshëm.

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit për qytetin me 1,268 lekë dhe për fshatin me 827 lekë në raport me vitin 2023.

Por përtej këtyre shtesave që kanë ardhur prej indeksimit të bërë në tetor, më shumë se 60% e qytetarëve në pension nuk marrin pagesë mujore të plotë, për shkak të viteve të pakta të punës.

Sipas përllogaritjeve 316 mijë qytetar nuk marrin pension të plotë pasi nuk kanë vitet e plota të punës, ku ndikimi më i madh jepet direkt nga mos-deklarimi i punësimit të tyre nga bizneset.

Për të marrë pension të plotë vjet një grua apo burrë duhet të kishte 38 vite e 4 muaj punë, por shifrat e ISSH-së tregojnë se periudha mesatare kontributive për pensionet e reja te vitit 2024 ishte vetëm 26.6 vite punë.

Përveç këtyre faktorëve një tjetër kërcenim për pensionet që vetëm rritet është demografia dhe emigrimi. Numri i ulët i kontribuuesve vijojnë ta mbajë skemën e pensioneve deficitare.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenti: 28/06/2025 22:09

    Ulni shpenzimet e palo parlamentareve dhe pagat e tyre dhe dalin leket e pensioneve. Po kontributet qe kane derdhur prinderit dhe gjysherit tane ku jane? Ata ndertuan shqiperine qe eahte sot me djerse dhe pune te ndershme jo me korupsion. Po te japesh padurite e shqipetareve me 1 euro dhe te famshmeve investor strategjik, po te lejosh evazionin r oligarkeve dhe kontrabanden, atehere nuk ka para per pensione.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?