Nëndeklarimi i pagave godet dhe buxhetin, 4.5 mln euro më pak vetëm në 3 muajt e verës

4 Tetor, 14:57| Përditesimi: 4 Tetor, 15:04

  • Share

Më shumë të punësuar, paga më të larta, por po paguhen më pak tatime. Sipas treguesve fiskal të Ministrisë së Financave rezulton se të ardhurat nga tatimi mbi pagën nuk janë realizuar në masën 456 milionë lekë në muajit qershor, korrik e gusht.

Ministria e Financave kishte planifikuar të mblidhte nga tatimi mbi të ardhurat rreth 7 miliardë lekë, por në fakt deri në fund të gushtit u arkëtuan 6.7 miliardë lekë, afro 283 mln lekë më pak se pritshmëritë. Mos realizimi i të ardhurave nga tatimi i pagave ka nisur në qershor, ku bilancet tregojnë se u mblodhën 134 milionë lekë më pak dhe në korrik shifra ishte 39 milionë lekë më pak në raport me planin.

Në kushtet kur institucionet raportojnë për rritje të pagave si në shtet ashtu edhe në privat edhe tatimi mbi rrogat duhet të ishte rritur. Por kjo gjë nuk po ndodh për shkak të fenomenit negativ të nëndeklarimit të pagave. Duke qenë se rritja reale e pagave nuk deklarohet në bilance, as të ardhurat nuk realizohen sipas pritshmërive.

Edhe në rishikimin e fundit që pësoi buxheti i shtetit në fund të muajit gusht, janë ulur me 768 milionë lekë pritshmëritë për të ardhurat nga tatimi mbi pagat, në raport me buxhetin fillestar. Këtë rishikim në rënie Financat thonë se e kanë bërë për shkak të rrëzimit të taksës së profesioneve të lira nga Gjykata Kushtetuese.

Nga ana tjetër për shkak se rritja reale e pagave nuk po reflektohet në bilancet e bizneseve pasi ato po nëndeklarohen, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju kanë vënë ultimatum bizneseve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda datës 20 tetor, në të kundërtën do të gjobiten. Në letrën e dërguar Administrata Tatimore u kërkon bizneseve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, orët e punës, profesionin dhe numrin real të punonjësve të punësuar në biznesin e tyre.

Referuar shifrave të INSTAT paga mesatare në vend në tremujorin e dytë të vitit u rrit me vetëm 89 lekë krahasuar me vjet dhe arriti 75.114 lekë/muaj.

 

PAGA MESATARE NË SHQIPËRI
Viti 2023                   75.025 lekë
Qershor 2024            75.114 lekë
Rritja                             +89 lekë
 
TË ARDHURAT NGA TATIMI MBI PAGAT
Buxheti fillestar          65,206 mln lekë
Akti normativ gusht    64,438 mln lekë
Ulja e pritshmërive         -768 mln lekë
 
TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE
Qershor    -134 mln lekë
Korrik        -39 mln lekë
Gusht       -283 mln lekë

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kane ikur te gjithe: 04/10/2024 16:56

    Akoma nuk ju besohet

    Përgjigju
  • Xhixhi: 04/10/2024 15:26

    Bo booooo....4.5 mil Euro qe jane vjedhur me pak nga pushtetaret... Shpejt rrisni taksat. Cdo euro e pavjedhur eshte fitim i munguar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?