Joleen dhe Meilani

Nënë e bijë me 24 vite diferencë ngjajnë si dy motra (FOTO)

12 Shkurt 2020, 14:30| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 14:35

  • Share

Të gjithë janë çuditur me një vajzë dhe nënën e saj, të cilat ngjajnë si motra edhe pse kanë 23 vite diferencë.

Sipas The Sun, Joleen Diaz, 43 vjeç dhe vajza e saj 19-vjeçare Meilani Parks, jetojnë në një apartament të vogël në Kaliforni të SHBA-së.

 Nënë e bijë nuk kanë vetëm një ngjashmëri për t’u admiruar por edhe një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë.

 Joleen ka zbuluar sekretin për të patur një lëkurë rinore po aq sa e bija.

“Kam jetuar gjithmonë në mënyrë të shëndetshme dhe aktive. Unë rrallë pi alkool, pushoj shumë dhe ha një dietë të ekuilibruar, mjaft të shëndetshme. Fillova të kujdesesha për lëkurën time në një moshë të re, diku rreth 12 ose 13 vjeçe”, është shprehur ajo.

Gjithashtu ka treguar se nëna i kishte blerë “Mary kay” (produkt kozmetik) dhe se e përdorte fshehurazi për kujdesin e lëkurës.

Joleen dhe Meilani

43-vjeçarja shtoi se rrezet e diellit kanë ndikuar shumë në bukurinë e saj duke u shprehur se qëndron në diell çdo ditë madje edhe në ditë me re dhe me shi.

“Duke jetuar në Kaliforni, mbrojtja nga dielli është natyrisht thelbësore. Unë përdor absolutisht rrezatimin e diellit, çdo ditë, madje edhe në ditë me re dhe me shi. Unë gjithashtu përdor një serum me vitaminë C në mëngjes dhe në darkë”, tha ajo.

Joleen dhe partneri i saj u ndanë 13 vite më parë, por ata ende ruajnë raporte miqësore mes tyre, madje darkojnë rregullisht dhe udhëtojnë shpesh në shoqërinë e njeri-tjetrit.

Joleen dhe Meilani

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?