Arda Turan dhe prindërit e tij

Sport

'Nënën e kam nga Prishtina', Arda Turan zbulon rrënjët shqiptare

28 Dhjetor 2024, 13:51| Përditesimi: 28 Dhjetor 2024, 13:53

  • Share

Ka luajtur 100 ndeshje me Turqinë dhe ka shënuar 16 gola, por një prej emrave më të mëdhenj që futbolli turk ka nxjerrë në vitet e fundit, Arda Turan ka zbuluar se ka rrënjët shqiptare.

I pyetur për lagjen ku është rritur, legjenda e futbollit turk tregoi se nënën e ka nga Prishtina.

“Është e njohur si lagjja e boshnjakëve, është një zonë ku ka shumë emigrantë. Familja ime gjithashtu është e përbërë nga emigrantë. Nënën e kam shqiptare nga Prishtina, ndërsa babai është emigrant nga Jugosllavia”, tha Arda Turan ndër të tjera.

37-vjeçari në karrierën e tij ka luajtur me klube si Galatasaray, Maniaspor, Atletico Madrid, Barcelona dhe Basaksehir.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?