Në takimin me kryebashkiakët nga ana e kryeministrit Edi Rama nuk kanë munguar kritikat. Ai kërkoi shkarkime të nënkryetarve në bashkitë e vendit.
Rama iu drejtua kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, ku pa harruar batutat, Rama i tha se nënkryetarët e Lezhës duken shumë të lodhur, për këtë arsye kryeministri kërkoi rifreskim të nënkryetarëve.
'Çështja e rifreskimit masiv të drejtorëve në bashki dhe në institucionet qendrore të qarqeve nuk është qëllim, por është një domosdoshmëri që duhet adresuar për të rritur aksesin e njerëzve të zotë në punën tonë të përbashkët. Nëse nuk e bëjmë këtë rritje kapacitetesh do të gjendemi në një situatë aspak pozitive sepse sfidat janë shtuar shumë.
Duhet që të ketë një ndarje mes nënkryetarëve që merren me çështje urbane dhe rurale dhe nënkryetarët është mirë që të ndryshojnë, sepse i shoh shumë të lodhur dhe të rraskapitur. Pjerin edhe nënkryetarët e tu i shoh shumë të lodhur, në nderin tatë është që ti shkarkosh të gjithë. Tek nënkryetarët është mirë që të bëni një rifreskim të madh, sepse edhe ju vet e ndjeni se mezi po i mbani në krah ata’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet
S.B/I.M/ReportTv.al
