Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ka bërë të ditur se gjatë punës së Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) janë liruar 76,696 m² hapësira publike që më parë ishin zaptuar.
Sipas shifrave të publikuara prej tij, janë realizuar gjithsej 1850 lirime të hapësirave publike, ku 1428 prej tyre janë kryer në mënyrë vullnetare nga qytetarët, ndërsa 422 janë ekzekutuar me vendime për prishje.
Komento
Komente

Ketu ku jetoj,nuk lejohet zenia e hapesirave publike.Edhe kur lejohet,lokali ose duhet te kete oborrin e vet por gjithemone duhet leje,ose do te paguajne taksa shume te larta.Keshtu kur kalon rruges,mund te shohesh ndonje lokal pa oborr qe vendos nje ose dy tavolina te vogla,me nje ose dy karrige,te gjitha ngjitur literalisht pas murit te lokalit.Ne krahasim me ate c'ka kane bere lokalet keto 30 vjet ne Shqiperi,duken patetike,por ama eshte tregues i dores se forte te ligjit e shtetit.
Përgjigju