Sociale

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë fton fermerët e Baldushkut: Bëhuni pjesë e projekteve dhe eksportoni produktet tuaja

6 Shtator, 11:32| Përditesimi: 6 Shtator, 11:58

  • Share

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj zhvilloi një dëgjesë publike në Baldushk, ku theksoi rëndësinë e zhvillimit rural dhe mbështetjen për fermerët dhe blegtorët e zonës.

 “Baldushkun e njoh mirë. Është një nga fshatrat më të bukur që ka sot jo vetëm Tirana, por edhe gjithë Shqipëria”, tha Sulaj

Ai nënvizoi se fokusi i bashkisë është që të gjithë produktet e zonës të jenë konkurruese dhe të promovohen në tregjet në vend dhe më gjerë.

 “Produktet e zonës duhet të jenë konkurruese, të shiten dhe të konkurrojnë edhe me produktet e importit. Vetëm duke u bërë pjesë e projekteve që kemi krijuar, mund të arrijmë këtë”, tha Sulaj.

Më tej ai theksoi mbështetjen konkrete nga bashkia dhe partnerët për fermerët, ndërsa u bëri apel që të aplikojnë.

“Bashkia e Tiranës ka grante për biznesin e vogël në zonat rurale dhe mbështet çdo iniciativë. Përmes partnerëve mund të merrni makineri bujqësore; fondet janë të hapura për t’u përfituar. Nuk është vetëm ndihmë që japim ne, por ndihmojmë njëri-tjetrin. Vetëm kështu produktet që dalin nga zonat rurale të Tiranës mund të jenë konkurruese jo vetëm në Shqipëri, por edhe për eksport. Regjistrohuni si fermer, aplikoni, bëhuni pjesë e projekteve dhe do të përfitoni shumë nga ndihmat që ju vijnë. Nuk është diçka që po jua jep shteti për t’u ndihmuar, ju e meritoni sepse shumicën e punës e bëni vetë”, sqaroi nënkryetari. 

Në përfundim, Sulaj shtoi se të gjitha problematikat do të zgjidhen nëse punohet me bashkëpunim.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?