Nënkryetari i LDK-së për Report Tv: Rama dha mesazhin që Kurti duhet t’i kthehet unitetit! Kosova të zbatojë detyrimet e BE-së

11 Qershor, 11:51| Përditesimi: 11 Qershor, 12:23

  • Share

Nënkryetar i LDK-së Lutfi Haziri në një intervistë për Report Tv ka komentuar mesazhet e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Kosovë kundrejt kryeministrit Albin Kurti.

Haziri tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu se mesazhet e Ramës ishin të arsyeshme dhe se i bëhej thirrje Krutit që t’i kthehet unitetit për tu përballur me axhenden e vështirë që ka para Kosova.

‘Ky mesash ishte se Kurti duhet t’i kthehet unitetit për të përballuar axhendën e vështirë të Kosovës. Është thirrja më e arsyeshme më e butë që mund të japë një kryeministër shqiptar. Po i unifikon shqiptarë në rajon duke kërkuar nga pozicioni i opozitarit që ky bashkëpunim i yni duhet të thellohet.

Natyrisht Ibrahim Rugova që prej ditës së parë e ka lënë në trashëgimi që partnerët duhet të vlerësohen dhe të ruhen në çdo kohë.

Urat e ndërtuara nga Rugova nuk duhet të rrënohen nga askush. Kosova po kalon kufizime serioze të partnerëve, pasi Kurti është i pari që ka ndërtuar marrëdhënie në kufizuara me partnerët ndërkombëtarë dhe kjo po dëmton seriozisht procesin e integrimit të Kosovës.’- u shpreh Haziri.

Sipas Hazirit, Kosova duhet të zbatojë detyrimet e BE-së dhe SHBA-së pa patur nevojë që të sinkronizohet me Serbinë.

‘Po flasim për një Shqipëri që ka kaluar rolin rajonal. Duke parë raportin e BE në kufij të fqinjësisë Shqipëria ka bërë një avancim të madh dhe ka forcuar rolin e shqiptarëve në rajon. Rama nga Prishtina dje ka bërë një apel. Kosova duhet ti përmbahet dhe të zbatojë detyrimet karshi BE-së dhe SHBA-ve pa pasur nevojë të sinkronizohet me Serbinë.  Kosova do të avancojë shumë nëse do të ndërtojë një konsensus të brendshëm. Ky konsensus do të çlironte edhe përdorimin e kësaj axhende për konsum të brendshëm.’- tha Haziri.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?