Nënkryetari i PR për Report Tv: Në këshill duhet të kishim shkuar me draft, propozimet e PS-së tallje për klasën politike e ndërkombëtarët

21 Shtator 2020, 18:00| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 18:20

  • Share

"Opozita jashtëparlamentare duhet të kishte shkuar me një draft në tryezën e Këshillit Politik." Është kjo kritika e parë që vjen nga radhët e aleatëve për mungesën e propozimeve nga opozita jashtëparlamentare.

Nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj në një intervistë për Report Tv thotë së shpreson që Opozita e Bashkuar të shtrojë sa më parë për diskutim në tryezën e Këshillit Politik propozimet e saj në formën e një drafti, ashtu siç ka kërkuar edhe negociatori socialist Damian Gjiknuri.

“Ne jemi për lista të hapura 100%, por nga ana tjetër kemi mazhorancën e  cila tha që jemi dakord për hapjen e listave, por pastaj solli një draft i cili ishte një tallje jo vetëm për klasën politike, por edhe për faktorin ndërkombëtar. drafti jonë I cili duhet të jetë I saktë se cilat janë propozimet tona për këtë situatë që jemi vënë përpara duhet të nisë sa më parë sepse nuk kemi shumë kohë, jemi pranë zgjedhjeve” - deklaron Sulaj.

Kërkesën për t'iu drejtuar OSBE/ ODHIR për t’i marrë ekspertizën  në lidhje me koalicionet parazgjedhore, Sulaj e konsideron të drejtë, pasi sipas tij demokracia në vendin tonë ende çalon.

“Të thërrasim për mendim OSBE/ ODHIR dhe të presim rekomandimet e tyre sesi mund të bëhet kjo situatë, sepse ne nuk I dimë të gjitha vetë, jemi prej 30 vitesh në demokraci të cilën e kemi patur vetëm fjalë, t'ia marrim atyre që kanë prej 100 vitesh në demokraci” - tha ai.

VIDEO-Intervista e plote

Rëndësi për republikanët ka maksimalizimi i votave, ndaj nënkryetari i kësaj force politike nuk përjashton as zgjedhje me një listë të përbashkët mes aleatëve të Opozitës së Bashkuar ndonëse beteja sipas tij është të mbrohen koalicionet parazgjedhore.

“Opozita i ka të gjitha mënyrat dhe po i bëjmë të gjitha projeksionet për të maksimalizuar votat. Si apo dhe me koalicionet. Një nga mënyrat më të mira për të maksimalizuar votat është bashkimi I emrave, I forcave në një listë që mund të jetë lista me emrat më të mirë të opozitës. Por ajo që duhet të bëjmë tani është të ruajmë koalicionet” - shprehet Sulaj.

Partia Republikane është gati për ti siguruar më shumë  mandate se zgjedhjet e kaluara Opozitës së Bashkuar . Sulaj  thotë se takimet në bazë kanë nisur prej 6 muajsh dhe janë aktivizuar të gjitha strukturat për të patur numër më të lartë të mbështetësve, për të cilët nuk ka frikë se mund të shohin si alternativë partitë e reja.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?